“SI MUND TË RRISH 2 MUAJ PA DJALIN?” Me pushime me burrin, Adelina Tahiri çudit ndjekësit (FOTO) – AlpeGossip
“SI MUND TË RRISH 2 MUAJ PA DJALIN?” Me pushime me burrin, Adelina Tahiri çudit ndjekësit (FOTO)

“SI MUND TË RRISH 2 MUAJ PA DJALIN?” Me pushime me burrin, Adelina Tahiri çudit ndjekësit (FOTO)

Adelina Tahiri ndodhet që prej dy muajsh me pushime në Greqi, së bashku me të shoqin. E pyetur nga ndjekësit, këngëtarja ka treguar se djali i tyre, Joni nuk është pranë tyre dhe se e ka marrë malli.

Ndjekësit janë çuditur se si ajo mund të qëndrojë dy muaj larg djalit të saj të vogël, por Adelina i ka sqaruar të gjithë.

“Si mundesh me nejt pa djalin dy muaj?”, i ka shkruar një ndër ndjekësit.

Këngëtarja ka treguar se dhe Joni ndodhet në Greqi, por ajo dhe bashkëshorti lëvizin në destinacione të ndryshme dhe vogëlushi nuk i shoqëron kudo.

“Djali është në Greqi me mua! Po, ne kemi shtëpi këtu dhe vendosemi për 3 muaj! Ndërkohë lëvizim në destinacione të ndryshme me burrin”, ka shpjeguar ajo.

E pyetur se përse nuk e merr Jonin, Adelina ka rrëfyer se nuk dëshiron t’i shkatërrohet qetësia.

“Joni ka rregullin e vet! Dhe mendoj që kur bëj pushime të shkurtra  si psh ky tani 4-5 ditë nuk i bëj mirë! Sepse është akoma bebe dhe i shkatërroj qetësinë!”, ka shkruar ajo.