“14 VJET PA TY…”/ Almeda Abazi kujton të atin e ndjerë me fotot e rralla – AlpeGossip
“14 VJET PA TY…”/ Almeda Abazi kujton të atin e ndjerë me fotot e rralla

“14 VJET PA TY…”/ Almeda Abazi kujton të atin e ndjerë me fotot e rralla

Mëngjesin e sotëm, bukuroshja e talentuar, Almeda Abazi ka kujtuar babain e saj të ndjerë. Ajo ka publikuar disa fotografi të rralla të tij, teksa i ka shoqëruar me një dedikim prekës.

“14 vjet pa ty babi”, ka shkruar Almeda krahas një nga fotove.

Madje në një nga fotografitë, babi i saj, e mban për dore atë dhe të motrën.

Sakaq, Abazi ka treguar se ndihet shumë krenare, kur i ati Muhamet Abazi ka shënuar rekord kombëtar.

“Muhamet Abazi i “Partizanit” 2.11 metra në kërcimin së larti”, shihet të shkruhet në titullin e një faqeje gazete të asaj kohe.

Kujtojmë që Almeda jeton prej vitesh në Turqi, aty ku dhe ka krijuar familjen e saj  me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman. Ata janë bekuar me dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë të cilët i kanë pagëzuar me emrat, Efehan dhe Alina