E KANË AKUZUAR GJITMONË PËR OPERACIONET PLASTIKE/ Kylie Jenner flet pa ‘doreza’ dhe pranon se çfarë ndërhyrjesh ka bërë – AlpeGossip
E KANË AKUZUAR GJITMONË PËR OPERACIONET PLASTIKE/ Kylie Jenner flet pa ‘doreza’ dhe pranon se çfarë ndërhyrjesh ka bërë

E KANË AKUZUAR GJITMONË PËR OPERACIONET PLASTIKE/ Kylie Jenner flet pa ‘doreza’ dhe pranon se çfarë ndërhyrjesh ka bërë

Kylie Jenner ka ‘hapur’ zemrën dhe ka folur për ndërhyrjet e saj estetike, ku ka sqaruar se në kohën kur ajo bëri buzët nuk kishte kryer aq shumë ndërhyrje se sa mendonin njerëzit.

Themeluesja e Kylie Cosmetics, e cila ka pozuar për kopertinën e revistës pranverë/verë 2023 për revistën “Home Girls” flet për perandorinë e saj të grimit, fëmijët dhe buzët e saj të famshme në intervistë.

“Mendoj se një keqkuptim të madh që njerëzit kanë me mua është se kam bërë kaq shumë operacione në fytyrën time dhe se isha një person i pasigurt, dhe në të vërtetë nuk isha!” tregon ajo për revistën.

Ndërsa ajo pranon se “donte buzë të plota”, ylli i “Kardashians” shprehet se kjo nuk ishte për shkak të problemit me vetëbesimin.

Kylie tregoi se ka qenë “gjithmonë personi më i sigurt mes një grupi njerëzish”, por për shkak të “një situate të cilën e bëri të ndihet e pasigurit për buzët e saj” ajo zgjodhi të bënte një ndryshim.

“Kam bërë filler tek buzët dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë,” ndan ajo. “Nuk pendohem. Por gjithmonë kam menduar se isha e lezetshme.”

Ndërsa tashmë ka vendosur të flasë për ndërhyrjet e saj, 25-vjeçares iu desh pak kohë të pranonte se kishte përdorur botox dhe ndërhyrje të tjera estetike në fytyrën e saj.

“Njerëzit mendojnë se kam kryer shumë operacione plastike dhe kam rindërtuar plotësisht fytyrën time, gjë që është krejtësisht e rreme,” tha ajo në atë kohë, duke shtuar, “Ata nuk e kuptojnë se çfarë mund të bëjnë me të vërtetë flokët dhe grimi i mirë dhe, si dhe fillerat”.

Sa i përket filozofisë së saj për bukurinë që kur u bë nënë, Jenner shprehet se e “ka ndryshuar kaq shumë”.

Milonerja e cila ndan vajzën e saj 5-vjeçare, Stormi , dhe djalin 1-vjeçar, Aire , me Travis Scott, thotë se mëmësia e ka bërë atë ta shohë veten ndryshe.

“Unë i shoh tiparet e mia tek vajza ime dhe tek djali im tani, por e dini, vajza më ngjan mua. Unë shoh bukurinë time tek ajo dhe kjo më ka bërë ta dua veten më shumë me siguri.”