KOLEKSIONI I PRANVERËS/ Dhjetë veshje fantastike nga sfilata e fundit e Versace - AlpeGossip
KOLEKSIONI I PRANVERËS/ Dhjetë veshje fantastike nga sfilata e fundit e Versace

KOLEKSIONI I PRANVERËS/ Dhjetë veshje fantastike nga sfilata e fundit e Versace

Në qendër të New York Stock Exchange, Versace shfaqi koleksionin e para vjeshtës për vitin 2019. Kjo është koleksioni i parë i Versace që pas blerjes për 2.1 miliard dollarë nga Michael Kors dhe për të hedhur themelet e të ardhmes, Donatella u rikthye tek e kaluara.

Koleksioni i Pranverë 2018 iu dedikua vëllait të saj të ndjerë dhe ishte një sukses i madh, qoftë nga ana editoriale, qoftë nga ana komerciale. Ishte aq i suksesshëm, sa nxiti një valë rikthimesh tek e kaluara në gjithë industrinë. Sot, Gianni Versace do të festonte ditëlindjen e tij të 72-të, mjaftueshëm motiv që Donatella të përdorte dhe njëherë arkivat e tij.

Ajo u frymëzua nga koleksioni më ikonik, ai i pranverës së 1994-s që prodhoi edhe fustanin e famshëm me paramana. Vittoria Ceretti mahniti me fustanin asimetrik, mbledhur bashkë me paramana të mëdha të arta.

Sidoqoftë, dora e Gianni-t s’u vu re vetëm këtu. Në fund, Amber Valletta sfiloi me një rikrijim të fustanit me dekolte tejet të ulër, një version të të cilit e popullarizoi Jennifer Lopez në vitin 2000.

AMBER VALLETTA

Rreshti i parë ishte i mbushur me yje si Kim Kardashian dhe Kanye West, Bradey Cooper, Lupita Nyong’o, Uma Thurman, Mary J. Blidge e të tjerë që së shpejti do t’i shohim me Versace në një sërë tapetësh të kuq.