NDARJA NGA ALFIO/ Fatma Met’hasani: Për ne ka rëndësi djali, e respektojmë njëri-tjetrin – AlpeGossip
NDARJA NGA ALFIO/ Fatma Met’hasani: Për ne ka rëndësi djali, e respektojmë njëri-tjetrin

NDARJA NGA ALFIO/ Fatma Met’hasani: Për ne ka rëndësi djali, e respektojmë njëri-tjetrin

Fatma Met’hasani ka vendosur të thyejë heshtjen në lidhje me ndarjen nga Alfio Rrotani.

Në një intervistë për Revista Bordo, moderatorja rrëfeu se për të, rëndësi ka fakti që në sytë e djalit janë dy prindër që e mbushin me dashuri, duke nënkuptuar se, dyshja ka ruajtur një raport të mirë.

“Ajo çfarë dihet është që Alfio dhe unë jemi prindër të Noahs, ai është dielli i ditëve tona. Para syve të bukur të Noahs, ne jemi dy prindër që e tejmbushim me dashuri dhe respektojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Fatma.