Për të gjithë ju që prisni Ermal Metën sot në Eurovizion, ju tregojmë arsyen përse s’do mund ta shihni – AlpeGossip
Për të gjithë ju që prisni Ermal Metën sot në Eurovizion, ju tregojmë arsyen përse s’do mund ta shihni

Për të gjithë ju që prisni Ermal Metën sot në Eurovizion, ju tregojmë arsyen përse s’do mund ta shihni

Sot në mbrëmje mbahet nata e dytë e Eurovizionit. Gjysmë-finalja e parë ishte ndër netët më të bukura për ne, duke qenë se Eugent Bushpepa me këngën “Mall” arriti të kualifikohet në finale.

Shtuar faktin që edhe Ermal Meta, një tjetër këngëtar shqiptar është në Eurovizion, (edhe pse do të përfaqësojë Italinë), sigurisht që ishte një arsye më tepër për ne shqiptarët që të ngulemi para ekranit të Eurovizion këtë vit.

Për të gjithë ju që prisni ta dëgjoni sot bashkëpunimin e Emral Metës dhe Fabrizio Moro-s, “Non mi avete fatto niente” për të përfaqësuar Italinë, për fat të keq nuk do të mund ta shihni sepse Italia është nga ato vende të cilat kualifikohen direkt në finale ndaj dhe s’do mund të jenë në garë as natën e sotme.

Për të gjithë ju që jeni kuriozë për Ermal Metën do ju duhet të prisni finalen e madhe të së shtunës.