NIS “NATA E BARDHË” NË SHESH/ Aurela Gaçe, Elhaida Dani e Vesa Luma “ndezin” Sheshin Skënderbej – AlpeGossip
NIS “NATA E BARDHË” NË SHESH/ Aurela Gaçe, Elhaida Dani e Vesa Luma “ndezin” Sheshin Skënderbej

NIS “NATA E BARDHË” NË SHESH/ Aurela Gaçe, Elhaida Dani e Vesa Luma “ndezin” Sheshin Skënderbej

Mbrëmja e sotme ka nisur më e zjarrtë se kurrë. Nën organizimin e Bashkisë Tiranë do të zhvillohet “Nata e Bardhë” një traditë për të gjithë kryeqytetasit të cilët nën ritmet e muzikës shqiptare do të festojnë sot festat e 28-29 nëntorit.

Koncerti ka nisur dhe po zhvillohet në Sheshin Skënderbej, ndërkohë që këngëtaret Aurela Gaçe, Elhaida Dani dhe Vesa Luma janë supriza e mbrëmjes së sotme.

Në skenë do të ngjitet edhe Melissa Magnaneli, këngëtarja e talentuar dhe me zë brilant që përfaqësoi Shqipërinë në festivalin ndërkombëtar, Sanremo Junior 2012. Gjithashtu, në shesh do të këndojnë edhe Krenar Seiti, Xheisara etj, ndërsa nuk do të mungojnë edhe shumë zëra të tjerë të njohur.