NJË BANOR MUND TË FITOJË 2500 EURO/ Ja supersfida që u dha Vëllai i Madh – AlpeGossip
NJË BANOR MUND TË FITOJË 2500 EURO/ Ja supersfida që u dha Vëllai i Madh

NJË BANOR MUND TË FITOJË 2500 EURO/ Ja supersfida që u dha Vëllai i Madh

Në shtëpinë e “Big Brother VIP2” ka hyrë sot një zarf i bardhë, ku tregohej loja e radhës që “Vëllai i Madh” u dha banorëve.

“Sfida e rezidencës” është loja e radhës dhe në fund një banor do të shpërblehet me 2500 euro.

“Banorë, Vëllai i Madh iu vë në provë me ‘sfidën e rezistencës. Në oborr është vendosur një strukturë, e cila ka 13 llamba poshtë të cilave ndodhen 13 butona.

Në momentin që shtypni butonin, drita e gjelbër kthehet në të kuqe. Nëse dikush heq dorën nga butoni, drita bëhet menjëherë e gjelbër dhe ai banor del nga loja dhe kështu me radhë derisa të ketë një fitues.

Kjo lojë është zhvilluar në disa shtete të botës dhe koha më e gjatë që dikush ka rezistuar është 14 orë. Banori që do të rezistojë më gjatë do të marrë 2500 euro, nëse zgjat të paktën 10 orë pa lëshuar butonin. Sukses dhe urojmë të thyeni rekorde”, thuhet në zarfin e bardhë.