Pas lajmit për postin e rëndësishëm, Bregu angazhohet në një kauzë tjetër (FOTO) – AlpeGossip
Pas lajmit për postin e rëndësishëm, Bregu angazhohet në një kauzë tjetër (FOTO)

Pas lajmit për postin e rëndësishëm, Bregu angazhohet në një kauzë tjetër (FOTO)

Pas lajmit që qarkulloi sot në media se ish-ministres së Integrimit i ishte ofruar një post i rëndësishëm nga kryeministri Edi Rama, Majlinda Bregu ka reaguar sërish. Kështu, përmes një foto që ka publikuar në llogarinë e saj në Intagram, Bregu shihet përkrah artistëve më në zë shqiptarë për një kauzë tjetër të veçantë, larg zhurmës politike.

“Te ndryshem, por te barabarte😊Bashke kunder dhunes ndaj grave e vajzave @enedatarifa @aurelagaceofficial @kejsitola @oltaboka @tondeda @julianapasha @zefinahasani”, shkruan përkrah fotos Bregu. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Bregu merr iniciativa të tilla për mbrojtjen e të drejtave të grave në vend.


Duke kujtuar lajmin e sotëm për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit te Bashkëpunimit Rajonal, Bregu përmes një mesazhi në ‘FB’ pohoi se kishte aplikuar, duke shtuar se ky nuk ishte pozicion që varej dhe ofrohej nga qeveria shqiptare.
(ed.me/BalkanWeb)