Jo vetëm Mario! Një tjetër make-up artist shqiptar që po bën NAMIN dhe do të vijë në Tiranë (FOTO) – AlpeGossip
Jo vetëm Mario! Një tjetër make-up artist shqiptar që po bën NAMIN dhe do të vijë në Tiranë (FOTO)

Jo vetëm Mario! Një tjetër make-up artist shqiptar që po bën NAMIN dhe do të vijë në Tiranë (FOTO)

Të gjithë e njohin tashmë grimierin shqiptar Mario Dedivanoviç dhe famën që mori pas bashkëpunimit prej 10 vitesh me Kim Kardashian. Por ai nuk është shqiptari i vetëm që ka një talent fantastik, për të realizuar makijazhin perfekt.


Një tjetër shqiptar, që jeton në Amerikë, ka bërë namin në rrjete sociale. Është vetëm 18 vjeç, por Kevi Kodra është një grimier mjaft i zoti.

Ai e dëshmon talentin tek vetja e vet ndryshe nga Mario, ndërsa nuk ngurron të përdor buzëkuq, tone sysh, qerpikë false, shkëlqyesin e fytyrës dhe çdo gjë që duhet për të arritur rezultate të tilla.

Kevi ka lajmëruar se do të jetë në qytetin e Tiranës në datën 30 korrik për tu takuar me të gjithë dhe pse jo të tregoj talentin e tij.

“🇦🇱 THIRRJE TE GJITHE SHQIPERISE 🇦🇱 Do te jem ne Shqiperi gjate veres dhe do te doja te takohesha me te gjithe! Ejani të takoni në sheshi skenderbeg më 30 korrik në orën 15:00. Sillni të gjithë miqtë dhe familjen tuaj. Unë dua ta bëj këtë aq të madh sa mundem dhe të përqafoj sa më shumë që mundem unë! Duke u mbështetur në përgjigjen, data mund të ndryshojë, por unë dyshoj. Më lejoni të di në fund më poshtë nëse po vjen! Shihemi se shpejti! 😘”, shkruan Kevi në postimin e tij në Instagram.

 

Përgatiti AlpeNews.al