Edhe pse shumë ishin skeptike për filmin e parë të Drilon Hoxhës ‘Drejt fundit’ ai pati shumë sukses, sidomos ne Youtube. Filmi numëron miliona klikime teksa i ftuar në programin ‘Një kat më lart’ të Ermal Peçit, Driloni pohoi se nuk ka blerë as një klikim dhe se ishte gati ti jepte gjithçka të tijin Ermalit nëse ai i vërteton se ato janë blerë. Por cila është pjesa e preferuar e tij nga ‘Drejt fundit’? S’do ta besoni por është ajo që u bë më viralja:
“Më pëlqën shumë personazhi i filmit, nuk ishte gangster tipik me muskuj. Më pëlqeu shumë pjesa e seksit, kam qenë shumë real, në interpretim (qesh). Nuk e kishim problem këtë skenë as unë as vajza, pavarësisht se janë me siklete. Kam qenë shumë real”.