“SHYQYR SHPËTOVA NGA TY”/ Deklarata e papritur e moderatorit të njohur për Vera Grabockën – AlpeGossip
“SHYQYR SHPËTOVA NGA TY”/ Deklarata e papritur e moderatorit të njohur për Vera Grabockën

“SHYQYR SHPËTOVA NGA TY”/ Deklarata e papritur e moderatorit të njohur për Vera Grabockën

Të gjithë ne e njohim atë… Eni Shehu ka qenë pjesë e pandashme e ekranit prej vitesh tashmë. Që nga roli i tij si gazetar, aktor, e tani edhe si moderator i “Pushimeve on Top” në ekranin e Top Channel.

I ftuar sot në “Hëna apo Dielli”, moderatori i njohur zbuloi se si u bë pjesë e emisionit “Pushimeve on Top”. Eni tha se ka qenë një bisedë me drejtuesit e Top-it, ku ranë dakord pas kërkesës së tij.

Nga ana tjetër, Shehut iu kërkua nga moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, që t’i drejtohej Vera Grabockës duke i thënë ‘shyqyr shpëtova nga ty’.

Fillimisht Eni refuzoi që t’a bënte këtë deklaratë edhe pse ishte në kuadër të lojës, por më pas shprehet:

“Vera të dua, por duhet të them këtu ‘shyqyr shpëtova nga ty’”.

Kujtojmë se Eni Shehu ka qenë zëri zyrtar i disa prej spektakleve më të ndjekura televizive si “X Factor”, “Dance With Me”, “Your face sounds familiar”.