NUK KA FAJË/ I dashuri i Jennifer Lopez ka frikë se një ditë këngëtarja mund të ndahet prej tij – AlpeGossip
NUK KA FAJË/ I dashuri i Jennifer Lopez ka frikë se një ditë këngëtarja mund të ndahet prej tij

NUK KA FAJË/ I dashuri i Jennifer Lopez ka frikë se një ditë këngëtarja mund të ndahet prej tij

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez prej gati dy vitesh janë në një marrëdhënie dhe në fotografitë që publikojnë shpesh në rrjete sociale kanë treguar se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Por siç duket Alex trembet se ndoshta ndonjë ditë fati “do ta lërë në baltë” dhe Jennifer mund të kërkojë të ndahet prej tij.

Në një intervistë për ‘Good Morning Britain’ ai ka shprehur hapur frikën e tij se Lopez mund ta largojë nga jeta e saj. “Thjesht shpresoj që ajo nuk do të zgjohet një mëngjes dhe të më thotë ‘Ok, koha jote mbaroi, ik tani’”, – ka thënë duke qeshur Rodriguez. Pak kohë më parë u përfol se Jennifer dhe Alex ishin fejuar, por këngëtarja ka thënë se nuk është ende gati për një martesë dhe se për momentin do të shijojë historinë e dashurisë me partnerin e saj.