“BËJNË KËNGË DHE NUK KANË LIDHJE ME MUZIKËN”/ Greta thumbon keq prezantueset – AlpeGossip
“BËJNË KËNGË DHE NUK KANË LIDHJE ME MUZIKËN”/ Greta thumbon keq prezantueset

“BËJNË KËNGË DHE NUK KANË LIDHJE ME MUZIKËN”/ Greta thumbon keq prezantueset

Këngëtarja Greta Koçi është një ndër personazhet që komentohet gjatë në media për muzikën dhe gjetën e saj private. Së fundmi, këngëtarja i është përgjigjur pyetjeve të fansave dhe ka zbuluar më shumë për veten e vet.
Njëra nga fanset e ka pyetur Gretën se cila nga koleget e saj në Kosovë sipas saj nuk ka vesh muzikor dhe nuk mund të quhet këngëtare. Greta nuk ka preferuar të jap emra, mirëpo ka dhënë një mesazh thumbues për të gjithë ato prezantuese e modele që i futen muzikës.

“Gjersa është bërë e njohur dhe gjera ju e cilësoni këngëtare, atëherë s’mund të gjykojmë e të themi se nuk ka vesh për muzikë. Pyetja mund të ishte se cila nga modelet, prezantueset e misset është bërë këngëtare edhe pse s’ka lidhje me këngën. Kësaj pyetjeje ju mund t’ia jepni vet përgjigjen sepse janë aq shumë dhe aq të dukshme sa ja bëjnë muuu”, është përgjigjur Greta.