LAMTUMIRË BEQARI/ Këngëtari i baladave i preferuar nga të gjithë martohet “fshehurazi” – AlpeGossip
LAMTUMIRË BEQARI/ Këngëtari i baladave i preferuar nga të gjithë martohet “fshehurazi”

LAMTUMIRË BEQARI/ Këngëtari i baladave i preferuar nga të gjithë martohet “fshehurazi”

Këngëtari ynë i preferuar i baladave, Ed Sheeran është martuar me të fejuarën e tij Cherry Seaborn në një ceremoni sekrete në Suffolk, Angli.

 

Ylli i hitit “Shape of You” ka lidhur kurorë me shoqen e tij të fëmijërisë pak përpara Krishlindjeve në një ceremoni ku, sipas The Sun, ishin të pranishëm vetëm 40 miq të ngushtë e familjarë të çiftit.

Martesa vjen fiks një vit pasi 28-vjeçari mohoi lajmet se ai dhe e dashura 26-vjeçare quajtur Cherry të ishin martuar, pasi ai u pyet për një unazë të re që u pa në gishtin e tij të martesës.

Një burim tha: “Ed u martua disa ditë përpara Krishtlindjeve. Ceremonia ishte shumë e qetë, ishin vetëm shokët e vjetër të artistit, një numër i kufizuar familjarësh dhe prifti. Ishin vetëm 40 veta, pra jo Taylor Swift, drejtues kompanish muzikore, apo ndonjë anëtar i familjes mbretërore. Ai nuk donte diçka të bujshme, dëshironte që ceremonia të ishte diçka tërësisht për ta, thjesht një martesë e vogël dimërore”.

Burimi shton se artisti britanik dhe partnerja e tij po planifikojnë të organizojnë edhe një ceremoni të madhe festive për miqtë e tyre VIP, të cilëve nuk i treguar as për ceremoninë sekrete.

Ed Sheeran bëri publik lajmin e fejesës me 26-vjeçaren në Janar të 2018-ës me një dedikim e postim të sinqertë në Instagram duke njoftuar se llidhja e dyshes ishte bërë edhe më serioze.