MORI FUND/ Çifti i famshëm i artistëve firmos divorcin pas 10 vitesh martesë - AlpeGossip
MORI FUND/ Çifti i famshëm i artistëve firmos divorcin pas 10 vitesh martesë

MORI FUND/ Çifti i famshëm i artistëve firmos divorcin pas 10 vitesh martesë

Këngëtarja e famshme Fergie së fundmi ka firmosur divorcin pas 10 vitesh martesë me aktorin amerikan Josh Duhamel.

44-vjeçarja në fakt është ndarë me 46-vjeçarin që në vitin 2017-të, mirëpo tashmë siç është e dukshme firmosja e divorcit i ka vënë “kapakun” çdo gjëje.

Për hir të së vërtetës fakti që ata janë ndarë përfundimisht nuk është aspak surprizues…aktori prej kohësh duket se ka ecur përpara me jetën e tij dhe jo pak raste është parë i shoqëruar me femra të tjera, më të reja në moshë se ylli i muzikës.

Rikujtojmë se përgjatë një interviste televizive vitin e kaluar, si për të justifikuar faktin që shijon romanca me femra të reja, aktori amerikan u shpreh publikisht në këtë mënyrë: “Unë nuk jam më 30 vjeç. Unë jam 45. Dua më shumë fëmijë tani ose në vitet e ardhshme. Jam në kërkim të një femre që është e re në mënyrë që të kem fëmijë!”

Fergie dhe Josh kanë një djalë 5 vjeç së bashku dhe të dy janë shprehur të gatshëm për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për hir të mirëqenies së fëmijës së tyre…