EMOCIONON ME FJALËT PREKËSE/ Erion Isai publikon foton më të bukur nga lindja e vajzës – AlpeGossip
EMOCIONON ME FJALËT PREKËSE/ Erion Isai publikon foton më të bukur nga lindja e vajzës

EMOCIONON ME FJALËT PREKËSE/ Erion Isai publikon foton më të bukur nga lindja e vajzës

 

Erion Isai prej dy vitesh po jeton ditët më të bukura si baba i një vajze të quajtur Ajër. Aktori i njohur nuk ka lënë rast pa treguar se vogëlushja është personi më i rëndësishëm në jetën e tij dhe për të është i gatshëm të bëjë çdo gjë. Ditën e sotme në festën e 1 qershorit, e cila i dedikohet plotësisht fëmijëve, Isai ka publikuar në ‘Instagram’ një nga fotot më emocionuese të tij dhe të vajzës. Fotografia duket se është realizuar në ditët e para të lindjes së Ajrit, kur ajo ishte sa gjysma e krahut të babi Erionit. Përkrah kësaj foto kaq të bukur që mbart shumë kujtime Erioni ka shkruar disa fjalë të ndjera për fëmijët, por sidomos për të rriturit që kanë provuar ndjesinë e të qenurit prind. “Prekni magjinë, pastërtinë, çiltërsinë, rrahjen e zemrës së fëmijëve tuaj, e ndërtoni diçka sado të vogël për ta, do të jetë perfekte! Gëzuar 1 qershorin nga Ajër!”, ka shkruar aktori i njohur.

Kujtojmë se Erion Isai prej pak ditësh është shpërngulur nga Tirana së bashku me vajzën dhe bashkëshorten për të jetuar në Ersekë, duke qenë se kandidon si kryetar për bashkinë e Kolonjës.