E KRITIKUAN SE HARROI SHQIPËRINË/ Dua Lipa bën donacionin gjigant për shqiptarët (FOTO) – AlpeGossip
E KRITIKUAN SE HARROI SHQIPËRINË/ Dua Lipa bën donacionin gjigant për shqiptarët (FOTO)

E KRITIKUAN SE HARROI SHQIPËRINË/ Dua Lipa bën donacionin gjigant për shqiptarët (FOTO)

Në mes të fatkeqësisë që ka pllakosur këto ditë Shqipërinë, këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, u vu në qendër të kritikave. Ndërkohë që shumë personazhe publike, ofruan ndihmën e tyre për të gjithë të prekurit nga tërmeti, Dua nuk bëri asnjë reagim, përpos postimit të një statusi ngushëllues për viktimat. Kjo nuk u prit aspak mirë nga ndjekësit, të cilët e akuzuan për mungesë njerëzie. ‘Shih mos gjen pak njerzillik se të paska humbur’, ‘T’ia kishe kushtu’ një postim Shqipërisë në këto kohë të vështira…’, janë disa nga komentet e fansave.

Mirëpo gjërat nuk janë ashtu sic duket pasi Dua, bashkë me familjen dhe miqtë e saj, kanë menduar për Shqipërinë në këto ditë të vështira. Përpos donacioneve, ajo dhe miqtë e saj që kanë firmën “Bond.nyc” do të krijojnë produkte, të ardhurat e të cilave do të dërgohen të gjitha në ndihmë të shqipëtarëve.

“Përveç donacioneve personale të mija dhe familjes sime, unë bashkohem me miqtë e mi Kushtrim dhe Arben nga “Bond.nyc” për të krijuar materiale që do të shiten në të gjithë botën dhe 100% të të ardhurave do të shkojnë drejt familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë drejtpërdrejt në llogaritë zyrtare të siguruara nga Qeveria e Shqipërisë me të cilët kemi qenë në kontakt përmes miqve tanë në Prishtinë”, ka shkruar mes të tjerash Dua në një postim të bërë në rrjete sociale. Ajo shprehet se nuk ka kohë për të humbur dhe të gjithë duhet të bashkëpunojnë për të ndihmuar. “Ne kemi dëshmuar se jemi të fortë dhe në momentet si kjo ne bashkohemi si një komb i vëllezërve dhe motrave të BASHKUARA”, shkruan këngëtarja.