“NUK E DIJA QË ISHE KAQ E KEQE”/ Presidenti amerikan befason me deklaratën ndaj dukeshës Meghan Markle – AlpeGossip
“NUK E DIJA QË ISHE KAQ E KEQE”/ Presidenti amerikan befason me deklaratën ndaj dukeshës Meghan Markle

“NUK E DIJA QË ISHE KAQ E KEQE”/ Presidenti amerikan befason me deklaratën ndaj dukeshës Meghan Markle

Donald Trump ka shprehur habinë nga komentet e bëra nga Meghan Markle rreth tij, kur ai u zgjodh president në vitin 2016.Presidenti amerikan u shpreh fjalë për fjalë: “Nuk e dija se ishte e keqe” pasi u tha se, Meghan dikur e quajti atë paragjykues ndaj grave dhe njeri që do të shkaktojë konflikte.

Megjithatë, pak pas komenteve, zoti Trump bëri një urim të madh për nënën e re, duke thënë se ajo do të bëhej “një Princeshë shumë e mirë amerikane” dhe shpresonte që të kishte sukses.

Presidenti gjithashtu shprehet se, shpreson që ajo të jetë mirë me shëndet pas lindjes së djalit të saj Archie, vetëm disa javë më parë.Duke folur para vizitës së tij në Britaninë e Madhe që është parashikuar të hënën, Trump tha gjithashtu se nuk e dinte se Meghan nuk do të ishte e pranishëm në mesin e familjes mbretërore që do ta takojnë.
Zyrtarisht, Meghan do të mungojë në vizitën shtetërore, sepse ajo është me lejen e lindjes, megjithatë burimet thonë se mungesa e saj është në mënyrë që të shmangë një takim që e ka të vështirë me Presidentin e SHBA-ve.
Duke folur për komentet e Dukeshës në “The Sun”, Presidenti Trump tha: “Nuk e dija këtë. Çfarë mund te them? Nuk e dija se ishte e keqe”. Por më pas shtoi se ta shohë atë si pjesë e familjes mbretërore është diçka e këndshme: “Jam i bindur që ajo do t’ia dalë mbanë shumë mirë”.