Martohen yjet e “Game of Thrones”, Kit Harington dhe Rose Leslie – AlpeGossip
Martohen yjet e “Game of Thrones”, Kit Harington dhe Rose Leslie

Martohen yjet e “Game of Thrones”, Kit Harington dhe Rose Leslie

Yjet e “Game of Thrones”, Kit Harrington dhe Rose Leslie i kanë dhënë fund beqarisë. Çifti i aktorëve janë martuar të shtunën në Aberdeen të Skocisë.

Në dasmë ishin të ftuar yje të tjerë si Emilia Clarke, Sophie Turner, Maisie Williams dhe Peter Dinklage.

Harington dhe Leslie njoftuan se ishin fejuar në shtator në The Times of London.

Harington luan rolin e Jon Snoë në filmin e famshëm “Game of Thrones”, i cili do të transmetojë sezonin e tij të fundit vitin e ardhshëm.

Ndërsa Leslie portretizoi Ygritte, një luftëtare të guximshme, karakteri i së cilës u vra në sezonin e katërt.

Aktorët, të dy 31-vjeç, kanë qenë në një lidhje prej disa vitesh por e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre larg vëmendjes së publikut.

Ata u lidhën në vitin 2012 por u shfaqën si çift në publik në vitin 2016 në tapetin e kuq të Olivier Awards në Londër.