Provokimet e Muç Nanos, një paralajmërim për të ftuarit dhe historia e emrit të tij – AlpeGossip
Provokimet e Muç Nanos, një paralajmërim për të ftuarit dhe historia e emrit të tij

Provokimet e Muç Nanos, një paralajmërim për të ftuarit dhe historia e emrit të tij

Janë transmetuar vetëm dy puntatat e para të programit “Provokacija” të Mustafa Nanos dhe foli për disa nga detajet e programit. I ftuar te Rudina rrëfeu historinë e vendosjes së emrit. Fillimisht doja të ishte “O sa mirë me qenë shqiptar” po shkonte shumë gjatë kështu. Një ditë pastaj, isha me Artur Zhejin dhe Artur Zonjën kur më erdhi ideja e Provokacijas. Thashë, kjo është”, tha Nano. Pastaj shtoi: “Në program do të jenë katër të ftuar në çdo puntatë. Nuk do të ketë biseda të gjata. Maksimumi 20-30 minuta. Dhe nuk do të jetë politikë. 10-15% do të ketë politikë. Nuk do jem thjesht moderator.
Unë do kem mendimin tim dhe do ta shpreh. Do ketë gjithmonë debat se unë do jem pala tjetër.

Shpeshherë në programe gazetarët e tregojnë mendimin e tyre përmes pyetjes që bëjnë, ndonjëherë edhe agresive. Kurse unë do jem gjithmonë avokati i palës tjetër. Shpresoj që të ftuarit të mos tremben. Se mund të duan vetëm emisionet ku njëri pyet tjetri përgjigjet.

 

Po nuk foli vetëm për programin dhe historinë e emërtimit. Ai tregoi edhe historinë e vendosjes së emrit të tij. “Mamaja dhe babai im donin Fatos. Në Shqipëri do kishte dy Fatos Nano. Por gjyshja ime donte Mustafa se ashtu i kishin quajtuar të atin dhe burrin. Mamaja nuk donte por pasi gjyshja kishte qarë ma vendosën Mustafa. Dhe kështu Rudina ti ke përpara Mustafa Nanon dhe jo Fatos Nanon
sot”, e mbylli me humor ai.
Këto historitë e vendosjes së emrave janë gjithmonë të këndshme.