“NDIHEM SHUMË E LUMTUR…”/ Kush na qenka mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën Ana Kaurit? – AlpeGossip
“NDIHEM SHUMË E LUMTUR…”/ Kush na qenka mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën Ana Kaurit?

“NDIHEM SHUMË E LUMTUR…”/ Kush na qenka mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën Ana Kaurit?

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Kauri, ishte e ftuar në një intervistë për “Prive” ku rrëfeu shumë të pathëna nga jeta e saj, prapaskenat e emisionit dhe planet për të ardhmen.

Është aluduar prej kohësh që Ana ishte në një lidhje edhe gjatë emisionit, mirëpo ajo i mohoi këto zëra duke u shprehur se në fakt, lidhja e saj e re sapo ka nisur dhe ajo është shumë e lumtur.

Djali që i ka rrëmbyer zemrën nuk është personazh publik dhe ajo shprehet se s’do ta mësojmë ndonjëherë cili është ai.

“Sot Ana është në një marrëdhënie, e sapo krijuar se ka dhe shumë nga ata persona që aludojnë dhe thonë që kam qenë e lidhur kur isha në Përputhen. Është një marrëdhënie e re edhe pse shumicës i interesojnë ta marrin në aspektin tjetër. Ndihem shumë e lumtur me veten dhe partnerin tim. Nuk është fytyrë publike dhe nuk ka për t’u zbuluar ndonjëherë”, tregoi Ana.

Përsa i përket deklaratës së Andi Artanit, i cili e quajti një ndër femrat më fallco në emision, Ana u shpreh:

“Mendoj se njerëzve iu vjen inat dhe ta kthejnë në mënyrën më të keqe kur ua përplas të vërtetën në fytyrë. Andi ka qenë një ndër personazhet që unë i kam thënë që në fillim, që kur hyri që ka qenë komplet i lëkundur dhe dukej shumë fallco. Si ka ardhur mirë dhe e vërteta dhemb, i ka dhembur shumë”.

A do ta shohim të ardhmen në televizion?

“Realisht më pëlqen shumë televizioni dhe do doja shumë që të mbetesha te bota e televizionit. Kam pasur disa oferta por po mundohem të zgjedh diçka që më mua më përshtatet tamam tamam dhe po pres Shtatorin. Një program intensiv do më pëlqente shumë, i përditshëm”-tha ajo.