Gjithmonë mund të kesh besim te “Gucci” për të kaluar kufijtë e imagjinatës dhe për të sjellë një sfilatë të pabesueshme. Por Alessandro Michele e çoi atë në një tjetër nivel, ndërsa prezantoi koleksionin e vjeshtës 2018.
Dragonj të vegjël, koka njerëzish si aksesor dhe maska fytyre: këto ishin disa nga detajet kryesore të sfilatës.
Pasarela ishte kthyer në një sallë operacioni, ndërsa marka e përshkroi kështu:
“Koncepti reflekton punën e një dizajnuesi, procesin e prerjes, qepjes dhe rindërtimit të materialeve, për të krijuar një personalitet dhe identitet të ri të tyre. Materialet e përdorura janë tipike të një dhome operacioni dhe ambientit përreth saj: Plasmas në mure dhe dysheme, dalje emergjence, llamba LED dhe karrige plastike, si ato në dhomën e pritjes”.
Duke e përkthyer këtë temën në koleksion, modelet u shfaqën duke mbajtur gjëra të çuditshme në duar, si koka njerëzish, dragonj të vegjël apo hardhuca.
Një tjetër modele u shfaq në pasarelë me një fustan rozë, të veshur poshtë një qeseje dhe kishte një sy të tretë, në ballë.





Burimi: Harper’s Bazaar











![‘Por…’ Pas ndarjes së bujshme Eneda Tarifa jep mesazhin e nënkuptuar për ish bashkëshortin? [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/01/enedaburriiiii-400x349.jpg)






