NDARJA E DONALDIT ME BEATRIX/ Shpërthen Anaidi: Mashkull pa shtyllë kurrizore – AlpeGossip
NDARJA E DONALDIT ME BEATRIX/ Shpërthen Anaidi: Mashkull pa shtyllë kurrizore

NDARJA E DONALDIT ME BEATRIX/ Shpërthen Anaidi: Mashkull pa shtyllë kurrizore

Fituesi i edicionit të 6-të të Big Brother, Anaid Kaloti është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale duke komentuar ngjarjet dhe dinamikat me banorët e këtij sezoni. Së fundmi ai ka reaguar edhe në lidhje me ndarjen e çiftit Donald-Beatrix. Në një postim në Instastory ai ka ndarë me ndjekësit një foto të lajmit të ndarjes së dyshes, ku bashkëngjitur ka shkruar edhe një koment.

Ish-banori i Big Brother 6 shkruan se ai e ka thënë gjithmonë të vërtetën duke shtuar se i vjen mirë që Beatrix Ramosaj nuk është si ata që “janë mësuar të gënjejnë” dhe i janë hedhur kundër. Nga ana tjetër sipas tij në Shqipëri gjen meshkuj “pa shtyllë kurrizore” të cilët shënjestrojnë një femër dhe i vënë gishtin në plagë, duke iu referuar kështu aktorit Donald Veshaj.

Kur unë flisja të vërtetën, ju që jeni mësuar të gënjeni veten më hidheshit kundra. Më vjen mirë që Beatrix nuk ngjan me disa nga ju! Ne Shqipëri gjen pafund meshkuj pa shtyllë kurrizore, që gjithmonë shënjestrojnë një femër dhe i vënë gishtin në plagë, që t`i tregojnë shokëve çfarë ngjyre ka gjaku. Ca të përhumbur, ca të tjerë të përkulur…. Qytetarinë nuk e blen dot lirë, për sa kohë në pazar shiten vetëm produkte fshati!”- shkruan Anaidi.