NDJEKËSJA NERVOZON LORIN/ Blogerja nuk e pret mirë kritikën:Ti ankohesh për…(FOTO) – AlpeGossip
NDJEKËSJA NERVOZON LORIN/ Blogerja nuk e pret mirë kritikën:Ti ankohesh për…(FOTO)

NDJEKËSJA NERVOZON LORIN/ Blogerja nuk e pret mirë kritikën:Ti ankohesh për…(FOTO)

Fotot e bukura që shohim çdo ditë në profilin e fashionistas Lori Hoxha, nuk priten mirë nga të gjithë ndjekësit e saj.

Njëra prej tyre i ka bërë një kritikë Lorit, përmes një komenti në Instagram, ku i sugjeron që duhet të publikojë më tepër foto me kontributin e saj në shoqëri, pasi kështu duket sikur “nuk e ka rrahur shumë jeta”.

“Duke qenë se je një figurë publike, duhet ta plotësosh Instagramin me disa postime të tipit “kontribut për shoqërinë”, që të mos duket sikur je një ‘trust fund baby’ (pasanike që s’të duhet të punosh për të siguruar jetën) , gjithmonë me pushime dhe që pretendon se jeta nuk të ka rrahur më shumë se të tjerët”.

Por Lori nuk e ka pritur mirë këtë kritikë, përkundrazi. Ajo i kthehet fanses duke i thënë se nuk duhet të luajë lojën e PR për t’i mbushur mendjen se është një person i mirë.

“Gjëja që ka rëndësi dhe kontribuon për shoqërinë ndodh pas dyerve të mbyllura”, thotë Lori, “kështu që shijoji gjërat sipërfaqësore, pasi për këtë je këtu”.

“Ti ankohesh për gjërat false por kjo është gjithçka që do të shohësh. Unë publikoj gjëra të mira dhe herë pas herë flas për diçka që besoj. Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja, nuk kam çfarë t’i provoj asnjërit dhe as nuk dua”, vijon Lori.