Pavarësisht se ka kaluar kohë nga ‘reality show’ më i përfolur, sërish ata vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.
Olsi ka ndarë në Instagramin e tij një foto nga dita e parë kur u futen në Big Brother dhe normalisht ishte krah partneres së tij Fjorentina.
Por tashmë që janë ndarë ai e ka prerë foton dhe ky fakt jo që nuk e mërzit,por e bën dhe të lumtur.
Por befasia e postimit ishte një tjetër ish banor, Fatjoni.
Ai ka qenë pjesë e edicionit të 7 dhe tashmë është bërë baba i një vajze.
‘Mesa mbaj mend unë nuk u fute vetëm’ ka shkruar ai në komentin e tij duke u munduar ta ngacmojë.
‘Jo vetë i dytë po tani ‘tek pull’- ka reaguar Olsi duke mos kursyer të qeshurat.
Nuk dihej se mes tyre kishte njohje, por është e zakonshmë, që një pjesë e mirë e ish banorëve kanë pasur miqësi të hershme.