Gazetari i njohur i përvishet Muçit: Gjoksi i Ildës është më i ndershëm se qeverisja e sotme Muç – AlpeGossip
Gazetari i njohur i përvishet Muçit: Gjoksi i Ildës është më i ndershëm se qeverisja e sotme Muç

Gazetari i njohur i përvishet Muçit: Gjoksi i Ildës është më i ndershëm se qeverisja e sotme Muç

Debati i ditëve të fundit lidhur me veshjen e prezantueseve televizive si Ilda Bejleri dhe gazetarit Mustafa Nano, ka ngjallur reagime të ndryshme nga figura të njohura të ekranit.
Një ndër ta ka qenë edhe gazetari dhe analisti Artur Zheji, i cili në një shkrim të tijin në 360 gradë, del kundër Muç Nanos. Ky i fundit tha se Ilda Bejleri vishej në mënyrë vulgare dhe se dukej sikur “gjoksi i saj do të shponte ekranin e televizionit dhe do të dilte në shtëpinë e tij”.

Mirëpo Zheji thotë se gjoksi i Ildës është shumë më i ndershëm se sa qeverisja e sotme apo se gjoksi prej silikoni i ca grave në pushtet.

Shkrimi i plotë

Një debat me pak apo aspak thelb ky që lidhet me gjoksin sharmant të Ildës, ose më saktë me dekoltenë e saj dhe linjat trupore të vajzës simpatike të ekraneve.
Kjo më kujton i dashur Muç, një episod nga kinemaja italiane në kohën e fashizmit, vite më parë kuptohet. Asokohe u shpikën filmat rozë, që të largonin vëmendjen e italianëve nga lufta që po përgatiste Mussolini dhe këto “seriale” u mbiquajtën filmat e “telefonave te bardhë”, pasiqë shumica e dialogëve zhvillohej në telefonat e porsa shpikur të viteve ’30…

Telefona të bardhë për zonjushat elegante dhe të veshura lehtë për kohën.

Ndërkohë kërcisnin arrestimet politike të antifashistëve. Ndërsa kritika debatonte për melodramën e filmave të Telefonave të Bardhë.

Ndërkohë pra, edhe ky debati për “Gjoksin e begatë” të Ildës, është të kërkosh qimen në syrin e kësaj çupe të hirshme, kur trau i qeverisë dhe kamzhiku i oligarkëve, detyron shqiptarët të braktisin Shqipërinë përmes lotëve.

Kjo është gjithmonë zgjedhja jote sovrane Muçi, por unë mëndoj se: Gjoksi i Ilda Bejlerit, është më i ndershëm dhe shumë më i fisëm se qeverisja e sotme apo se gjoksi prej silikoni i ca grave në pushtet…”