Shumica e momenteve më kulmore të Elita Rudit dhe Gjikos nga dasma e tyre u publikuan në rrjetet sociale nga të pranishmit në mbrëmje, Por prisni surprizat nuk kanë mbaruar akoma.
Elita ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Instagram se ceremoninë e dasmës do të mund ta shohim në formën e një dokumentari, i cili do të publikohet së shpejti.
Siç duket nga sekuencat e para janë momentet e fëmijërisë, imazhe të fotografive, deklarata të prindërve të tyre e shumë surpriza të tjera. Po presim më padurim videon e çiftit.