Nuk iket nga Tirana këtë verë: Do të shpërthejë si kurrë më parë! Ja VIP-at me famë botërore që do na vizitojnë – AlpeGossip
Nuk iket nga Tirana këtë verë: Do të shpërthejë si kurrë më parë! Ja VIP-at me famë botërore që do na vizitojnë

Nuk iket nga Tirana këtë verë: Do të shpërthejë si kurrë më parë! Ja VIP-at me famë botërore që do na vizitojnë

Lëreni planifikimin e pushimeve pezull për një moment dhe lexoni ç’do të ofrojë Tirana këtë verë sepse eventet s’janë të pakta. Si asnjëherë më parë, një sërë yjesh botërorë do të vizitojnë kryeqytetin për të mbajtur koncerte për publikun vendas.

Duke nisur me tanët, Ermal Meta pritet të vijë në Tiranë në fund të majit, fill pas performancës (me shumë shpresë fitimtare) në Eurovision.

Rita Ora gjithashtu do të kthehet në Tiranë pas gjashtë vitesh mungesë. Koncerti i saj, i organizuar nga Bashkia, do të jetë falas në Sheshin Skënderbej më 3 qershor.

Më 27 korrik, këngë si “Danza Kuduro,” “Despacito,” “Gasolina,” “Limbo,” etj. do të ndezin shqiptarët. Daddy Yankee vjen në Tiranë për pak muaj dhe është një event që s’mund të anashkalohet. Biletat do të shiten që prej 1 majit.

Martin Garrix me shumë mundësi, do të vizitojë së pari Prishtinën, në festivalin tre ditor “Sunny Hill”, bashkë me Dua Lipën dhe Albert Stanaj. Më 18 gusht, DJ botëror do të performojë në Tiranë për të mbyllur verën siç i ka hije.

Gjthashtu, ëmbëlsira për në fund. Enrique Iglesias pritet të vijë në Tiranë në gusht!

Kjo verë do të jetë e paharrueshme dhe Tirana është e vendosur të na mbajë këtu.