SI TË DUKENI MË PAK TË LODHURA? Këto këshilla grimi ju ndihmojnë menjëherë – AlpeGossip
SI TË DUKENI MË PAK TË LODHURA? Këto këshilla grimi ju ndihmojnë menjëherë

SI TË DUKENI MË PAK TË LODHURA? Këto këshilla grimi ju ndihmojnë menjëherë

Na ndodh shpesh që nga lodhja apo pagjumësia, fytyra jonë të duket më pak e freskët. Për këtë ka disa këshilla grimi që na ndihmojnë.

Niseni grimin me aplikimin e një baze ngjyrë mishi për të “fshirë” shenjat e lodhjes.
Baza preferohet të jetë një BB cream me ngjyrë të hapur, dhe duhet të evitoni përdorimin e disa shtresave të fondatinës pasi kjo jo vetëm që nuk fsheh asgjë, por përkeqëson mënyrën si dukemi.

Kamufloni rrathët e zinj poshtë syrit me një “concealer” të dyfishtë
Përpara aplikimit normal të kremit “concealer”, vendosni një korrektor tjetër të një ngjyre më të hapur në zonën poshtë syve. Por mos i miksoni me njëri tjetrin. Për një rezultat optimal, përdorni një furçë dhe përfundoni procesin me aplikim e një pluhuri pudër të ngjyrës së bardhë apo të verdhë.

Për të rregulluar gjithçka, mjafton përdorimi i “bronzer”
Nuk ka nevojë të bëni një konturim të plotë, por aplikoni bronzer në zonën e faqeve për të dhënë atë pamjen e “nxirjes” së lehtë nga dielli.

Buzët në ngjyra të ndezura
Jeni zgjuar me vonesë dhe nuk keni kohë për grim? Merrni një buzëkuq të kuq ose të një ngjyre të ndezur që anon nga portokallia dhe çdo gjë është në rregull. Nëse nuk jeni tipi i buzëkuqëve, mjafton një zbutës me ngjyrë natyrale pasi rëndësi ka të mos duken të thata.

Vini në zbatim shprehjen “hapni sytë”
Filloni me një stilim të rregullt të vetullave, e më pas aplikoni në qepallat e syve një ngjyrë të hapur. Dhe çelësi që çdo vajzë duhet të dijë: highlighter në cepin e brendshëm të syrit!