DY BEKIME NË NJË/ VIP-at shqiptarë që janë lumturuar me binjakë: Nga deputetja…(FOTO) – AlpeGossip
DY BEKIME NË NJË/ VIP-at shqiptarë që janë lumturuar me binjakë: Nga deputetja…(FOTO)

DY BEKIME NË NJË/ VIP-at shqiptarë që janë lumturuar me binjakë: Nga deputetja…(FOTO)

Fëmijët janë të gjithë bekim e të veçantë në llojin e tyre por binjakët ama janë edhe më të veçantë. E në fakt janë disa personazhe publike që janë lumturuar duke sjelle në jetë binjakë qofshin të së njëjtës gjini apo një djalë e një vajzë. Ja cilët janë ata dhe vogëlushët e vegjël:

 

Jorida Tabaku

Deputetja demokrate u bë nënë për herë të parë më 14 qershor të 2017-ës duke sjellë në jetë dy vajza që ajo dhe bashkëshorti i saj vendosën t’i quajnë Arba dhe Iris. Tabaku ëhstë treguar e kujdesshme me privatësinë e saj dhe deri më tani nuk ka publikuar asnjëher ëimazhet e vogëlusheve tashmë 1 vjeçe e gjysmë.

Alaudin Hamiti

Gazetari i njohur i Klan Kosova u bë baba për herë të parë kur ishte vetëm 26 vjeç. Ai dhe bashkëshortja e tij Yllka sollën në jetë dy djem binjakë të quajtur Mael dhe Noar që më 4 janar të vitit të ardhshëm do t ëmbushin plot 12 vite jetë. Krahas dy djemve çifti kanë edhe një vajzë më të vogël të quajtur Eva.

Valbona Çoba

Supermodelja e famshme një vit pas lindjes së djalit të madh Aiden, u gëzua sërish duke sjell në jetë binjakët e saj: një djalë dhe një vajzë që ajo dhe bashkëshorti amerikan Todd vetndosën t’i quajnë Elira dhe Brendon.

Hana Cakuli

Këngëtarja e njohur nga Ulqini në tetor të 2015-ës solli në jetë dy vajza binjake që u quajën Elena dhe Dorela. Ajo dhe i fejuari lidhën kurorë më 30 gusht të 2014-ës në një ceremoni intime në Ulqin.

Teuta Kurti

Këngëtarja nga Kosova pas vajzës së madhe Aya ka sjellë në jetë binjakët Dar dhe Danah që sot janë 2 vjeç e gjysmë.

Beti Njuma

Gazetarja shqiptare Beti Njuma shumë vite më parë ka sjellë në jetë dy djem binjakë të quajtur Heldi dhe Frenkli.

Olta Ahmetaj

Balerina e njohur e “Dancing Ëith The Stars” dhe ish pjesëtari i “Produkt 28” Fabian Basha, janë prindër të dy djemve binjakë. Vogëlushët Liam dhe Tristan erdhën në jetë në vitin 2014 dhe janë fëmijët e parë të çiftit të njohur.