SEKS KUR JE ME “ATO”? Ja gjërat që s’na i ka thënë askush – AlpeGossip
SEKS KUR JE ME “ATO”? Ja gjërat që s’na i ka thënë askush

SEKS KUR JE ME “ATO”? Ja gjërat që s’na i ka thënë askush

Megjithëse nga këndvështrimi fiziologjik nuk ka udhëzime specifike për të bërë dashuri gjatë menstruacioneve, kombinimi i seksit dhe ciklit shpesh është një burim i tabuve.

Vetëm për të sqaruar dyshimet, rrjedha menstruale është pasojë e një ovule të pafertilizuar: Mitra heq “folenë” (mukozën) që ajo kishte krijuar për të akomoduar embrionin e mundshëm. Përkthyer, për burrat e frikësuar: Vagina është vetëm një mënyrë e kalimit të rrjedhës që mbetet plotësisht e paprekur.

Duke pastruar terrenin nga keqkuptimi, gjatë ciklit ka gra që ndjejnë një rritje në dëshirë.

Të bindura se nuk janë pjellore në ato ditë (por duke injoruar se spermatozoidi mbijeton edhe disa ditë), ata i jepen tundimit të një marrëdhënieje të plotë pa prezervativ. Megjithatë, duhet të mbahet mend se rreziku i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme mbetet dhe se rrjedha menstruale është një bartës i baktereve, prandaj në ato ditë pastrimi duhet të jetë më i madh se zakonisht.

Nga ana tjetër, disa gra vuajnë nga dhimbje të barkut dhe nuk kanë gjasa t’u rritet epshi dhe të relaksohen gjatë ciklit, kusht themelor për të arritur orgazmën.

Sidoqoftë duhet sqaruar se, seksi ndihmon në reduktimin e dhimbjeve menstruale.