“BËJ SI KARAGJOZE, POR KAM NJË MIJË HALLE…”/ Ronela Hajati ndan dilemat e saj me ndjekësit – AlpeGossip
“BËJ SI KARAGJOZE, POR KAM NJË MIJË HALLE…”/ Ronela Hajati ndan dilemat e saj me ndjekësit

“BËJ SI KARAGJOZE, POR KAM NJË MIJË HALLE…”/ Ronela Hajati ndan dilemat e saj me ndjekësit

Ronela Hajati është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit detaje nga jeta e saj, qofshin këto gëzime apo shqetësime.

Këngëtarja ka dalë mbrëmjen e djeshme si rrallëherë me miqtë, pasi siç ka treguar edhe vetë nuk është person që del shpesh. Krah postimeve me mikeshat e saj, këngëtarja shkruan në një status: “Bëj si karagjoze, por kam 1000 halle mbi kokë. Nejse se jeta e vështirë është bërë për njerëzit e fortë si puna ime. Ose kush e di haqet e kujt po laj…le që unë s’i hyj njeriu në hak. Dilema të thella miq.”

Së fundmi ajo iu bëri një ‘dedikim’ edhe të gjithë paragjykuesëe, duke qenë një personazh jo pak i kritikuar prej kohësh.

“Në fund do të të paragjykojnë gjithsesi, ndaj bëj çfarë të duash”- shkruan ajo në një postim në Insastory, duke mos treguar më shumë.

Më herët kujtojmë që Ronela ka treguar se ‘Eurovision’ përveç lumturisë i ka shkaktuar edhe shumë stres dhe ka përjetuar ditë të vështira. Ronela është përballur me komente negative dhe kritika nga shumë njerëz, një pjesë e të cilave e kanë konsideruar performancën e saj si “vulgare” dhe “jo të denjë”.

Gjithë presioni dhe mungesa e mbështetjes, sipas saj, i kanë shkaktuar një gjendje emocionale dhe psikologjike të trazuar. Vetë ajo ka treguar se: “Nuk e keni idenë sesa shumë kam qarë kur mbërrita në Tiranë… Gjithsesi kemi tre jave që vetëm qajmë nga emocionet dhe tani mori fund!”

Gjithashtu këngëtarja është komentuar dhe bullizuar online edhe për peshën.