KANË MË SHUMË APO MË PAK? Si kanë ndryshuar ndjekësit në “Instagram” të VIP-ave – AlpeGossip
KANË MË SHUMË APO MË PAK? Si kanë ndryshuar ndjekësit në “Instagram” të VIP-ave

KANË MË SHUMË APO MË PAK? Si kanë ndryshuar ndjekësit në “Instagram” të VIP-ave

“Social Top 5”, një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.

Kjo rubrikë na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it. Ja se cilët janë personazhet që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave.

Personazhet shqiptarë:

4. Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Ajo ka shtuar këtë javë 1 mijë ndjekës.

3. Ditën e hënë nisi sezoni i ri i ‘Për’Puthen’ me shumë risi ashtu si ishte premtuar nga vetë autorja e programit. Padyshim që ndryshimi që vihet më shumë në dukje është fakti se Bora Zemani e cila prej dy sezonesh ka qenë prezantuesja e programit tanimë është zëvëndësuar nga Ori Nebijaj. Fansat e kanë pëlqyer mjaft këtë zgjedhje dhe Ori ka fituar 1 mijë ndjekës në “Instagram”.

2. Don Xhoni është pa diskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Reperi ka fituar 2 mijë ndjekës.

1. Jo vetëm gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP” por edhe pas daljes, Einxhel dhe Dj Dagz vazhdojnë të jenë një prej çifteve më të pëlqyer nga publiku. Prej javësh tashmë është konfirmuar lajmi se dyshja janë në pritje të një fëmije. E tanimë që ky lajm kaq i bukur nuk është më një sekret, bukuroshja që së shpejti do të bëhet mama nuk ngurron të ndajë momente që në fakt janë shenjat e mirëfillta të shtatzënisë në rrjetet e saj sociale. Einxhel ka fituar 2 mijë ndjekës.

Personazhet e huaj:

4. Së fundmi, ylli i muzikës pop Britney Spears ka reaguar pasi këngëtarja Christina Aguilera e hoqi nga rrjeti i saj social “Instagram” me pretendimin se Spears kishte bullizuar kërcimtaret e saj. Spears ka shpjeguar se ajo nuk kishte për qëllim të ofendonte apo të bullizonte as Christina-n dhe as ekipin e saj. Megjithatë kjo ka bërë që Britney të humbasë 600 mijë ndjekës.

3. Megan The Stallion është akuzuar së fundmi se i ka thënë Nicki Minaj që të kryejë një abort, gjë të cilën ajo e ka mohuar kategorikisht. Reperja ka humbur 200 mijë ndjekës.

2. Ylli i muzikës pop, Christina Aguilera ka hequr së fundmi Britney Spears nga rrjeti i saj social “Instagram”-i për shkak të një postimi ku Britney dukej se bullizonte kërcimtarët e Aguilera-s. Këngëtarja ka fituar 100 mijë ndjekës në “Instagram”.

1. Mes telasheve dhe probleme që këngëtarja e njohur Shakira po kalon, një tjetër “bomb” po qarkullon nëpër media teksa një djalë misterioz po pretendon se është djali i artistes. Një i ri kolumbian i quajtur Pedro ka siguruar se është djali i madh i këngëtares, i lindur nga një lidhje e vjetër e yllit të pop-it me aktorin Santiago Alarcon. Ajo ka fituar 400 mijë ndjekës në “Instagram”. /Top Albania Radio/