FAMILJA KARDASHIAN ME GRIP/ Ja ku e dërgon vajzën e vogël Kim (FOTO) - AlpeGossip
FAMILJA KARDASHIAN ME GRIP/ Ja ku e dërgon vajzën e vogël Kim (FOTO)

FAMILJA KARDASHIAN ME GRIP/ Ja ku e dërgon vajzën e vogël Kim (FOTO)

Kim Kardashian ka zgjedhur ta dërgojë vajzën e saj 10-muajshe Chicago në Cleveland tek e motra Khloe, pasi në shtëpinë e saj të gjithë janë me grip. Nëna e tre fëmijëve, mendoi se vetëm në këtë mënyrë mund të mbante të shëndetshme të voglën, edhe përse është shumë e vështirë të qëndrojë larg saj.

“Dje ishte shumë e vështirë për ne sepse të gjithë janë me grip. Sapo të gjithë u sëmurën dhe vajza ishte akoma mirë, e nisa në Cleveland tek Khloe. Iu luta motrës të kujdeset për të, të paktën për katër ditë, derisa të gjithë mund të shërohen” – tha Kim Kardashian për “Extra”.

Sakaq, Khloe duket se është shumë e lumtur duke u kujdesur për të voglën e saj True si dhe për mbesën Chicago. Ylli i reality show-t “Keeping Up With The Kardashian” publikoi në rrjetet sociale disa foto të vogëlusheve së bashku me njëra –tjetrën duke kapur duart.