TETORI ROZË/ Banorët e ”BBV” bëjnë thirrje për ndërgjegjësim kundër kancerit të gjirit – AlpeGossip
TETORI ROZË/ Banorët e ”BBV” bëjnë thirrje për ndërgjegjësim kundër kancerit të gjirit

TETORI ROZË/ Banorët e ”BBV” bëjnë thirrje për ndërgjegjësim kundër kancerit të gjirit

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Në kuadër të kësaj fushate janë bashkuar edhe banorët e ‘’Big Brother Vip’’ të cilët këtë mbasdite të gjithë njëri pas tjetrit kanë dhënë mesazhet e tyre drejtuar të gjitha grave dhe vajzave.

Ata kanë bërë thirrje për diagnostikimin e hershëm të kësaj sëmundje dhe për motivim për çdo fëmër e cila është pjesë e kësaj lufte.

Ky diskutim u shoqërua edhe me përlotje mes banorëve teksa risollën në vëmendje familjarë apo të afërm jetët e të cilëve fatkeqësisht kanë qenë të lidhura me kancerin e gjirit.

Sabiani tregoi mes lotësh mbi humbjen e nënës, Paloma të motrës, Iliri të asistentes së tij e shumë histori të tjera rrënqethëse me në qendër këtë sëmundje të rrezikshme.