LEDRI VULA MBETET PA FJALË/ Fansja gdhend në trup tekstin e këngës së tij (FOTO) – AlpeGossip
LEDRI VULA MBETET PA FJALË/ Fansja gdhend në trup tekstin e këngës së tij (FOTO)

LEDRI VULA MBETET PA FJALË/ Fansja gdhend në trup tekstin e këngës së tij (FOTO)

Këngët e Ledri Vulës janë ndër më të preferuarat në radhët e publikut shqiptar. Madje disa kanë filluar që tekstet e këngëve të tij t’i përjetësojnë edhe në tatuazhe. Ledri ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi të një fanse, e cila ka bërë tatuazh titullin e këngës së reperit “Ni gotë për ty”. “Çfarë mund të them më tepër”, – ka shkruar Ledri i surprizuar.

Sigurisht që për reperin nuk ka kënaqësi më të madhe, sepse çdo artist ndihet mire kur shikon se publiku gjen veten në këngët e tij dhe i bën edhe pjesë të jetës. “Ni gotë për ty” është ndër të paktat këngë të Ledrit që bën pjesë në zhanrin baladë dhe është një nga hitet më të preferuara të fansave të tij.