“O NDYRËSIRË”/ Pse Erjola Doçi shpërtheu keq ndaj të ftuarit në studio? – AlpeGossip
“O NDYRËSIRË”/ Pse Erjola Doçi shpërtheu keq ndaj të ftuarit në studio?

“O NDYRËSIRË”/ Pse Erjola Doçi shpërtheu keq ndaj të ftuarit në studio?

Këngëtari i njohur, Erik Lloshi, ishte një ditë më parë i ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në “E Diell”, Top Channel. Ai foli për jetën e tij profesionale dhe atë personale

E teksa moderatorët e emisionit Erjola Doçi dhe Ronaldo Sharka po i bënin pyetje këngëtarit, në një moment produksioni hodhi nga lart një gjarpër lodër tek këmbët e këngëtarit. Ky i fundit nuk u frikësua, siç ndodh zakonisht me të ftuarit e tjerë. Ai thjesht tha “nuk kam frikë nga asgjë”.

Eriku nuk e la me kaq, pasi duke qeshur ia hodhi gjarprin Erjolës, e cila e frikësuar shpërthej keq ndaj artistit duke e quajtur atë ndyrësirë.

“Harroj se është lodër, o ndyrësirë. Jo mos ma hidhni mua sepse harroj se është shaka. Hiqeni pak këtë pjesën dhe vazhdojmë menjëherë. O bismilah o zot, o xhuljo. Unë nuk e dua më këtë lojën sepse për ndryshe nuk e bëj më këtë emisionin. Harroj se është lodër o burrë, shikoje djersën”, thotë Erjola e cila u duk se u tremb shumë.