LUIZ EJLLIT I MBYLLET SËRISH “INSTAGRAMI”/ Kllëzon rastin në polici: Dikush e bën për inat – AlpeGossip
LUIZ EJLLIT I MBYLLET SËRISH “INSTAGRAMI”/ Kllëzon rastin në polici: Dikush e bën për inat

LUIZ EJLLIT I MBYLLET SËRISH “INSTAGRAMI”/ Kllëzon rastin në polici: Dikush e bën për inat

Këngëtarit të dashur për publikun, Luiz Ejllit, i kanë mbyllur sërish profilin e tij në rrjetin social, “Instagram”.

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka kallëzuar rastin në sektorin e krimit kibernetik.

“Jam te drejtoria e policisë për të bërë kallëzimin, sepse është një rast që po përsëritet dhe dikush e bën për inat”, ka thënë Luiz Ejlli për Top Channel.

Mbrëmjen e djeshme, Luizi lajmëroi fansat përmes një postimi në “Instagram”-in e partneres së tij, Kiara Tito” se kishte probleme me profilin e tij.

“Mu mbyll Instagram-i prapë se është bërë rrugë tani, por më thanë që do e rregullojnë nesër në mëngjes, direkt sa të zgjohen këta të Acromax. Kështu që deri në mëngjes nuk kam Instagram. Po mos u shqetësoni se kam të gruas”, tha Luizi në një video të postuar në “Instastory”-n e Kiarës.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm këngëtari bëri një postim ku tregonte se i ishte rikthyer “Instagram”-i. Madje ai bëri edhe një postim për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit, ku postoi një foto në “Instastory”.

Por mesa duket “Instagram”-i i këngëtarit të dashur për publikun ka sërish probleme dhe ai ka vendosur që të marrë hapa ligjorë.

Kujtojmë se kjo është hera e tretë që këngëtarit të njohur i mbyllin profilin e tij zyrtar në “Instagram”.