Njihuni me Harnaan Kaur gruan me mjekër e cila është simbol kundër bullizmit – AlpeGossip
Njihuni me Harnaan Kaur gruan me mjekër e cila është simbol kundër bullizmit

Njihuni me Harnaan Kaur gruan me mjekër e cila është simbol kundër bullizmit

Ajo është 27-vjeçe angleze dhe me origjinë nga Punjabi dhe ka mjekër të trashë që i mbulon fytyrën e saj. Harnaam Kaur ka hyrë në Librin e Rekordeve Të Guinnes si gruaja më e re me mjekër në botë.

Ajo e kaloi fëmijërinë e saj duke luftuar kundër bullizmit dhe kundër trupit të saj, të cilin e konsideron shkakun e të gjitha vuajtjeve. Në moshën 12-vjeçare ajo u diagnostikua me sindromën “ovarian polycystic”, e cila midis efekteve anësore përfshin një rritje të flokëve në fytyrë, krahë dhe gjoks.

Ajo ishte e urryer aq shumë, saqë kishte menduar edhe vetëvrasjen. Harnaam kishte tentuar disa herë t’i hiqte me lazer për ta kapërcyer këtë problem sepse i shkaktonte probleme të mëdha në shoqëri jo vetëm.

Ajo ka qenë prej kohësh e përfshirë si një aktiviste në fushatat ndërgjegjësuese kundër bullizmit. Sapo ka përfunduar një udhëtim në Milano në disa qytete të mëdha europiane me fushatën e saj “Trupi im, rregullat e mia”, duke takuar njerëz të ndryshëm. Me një qëllim: të stimulojë debatin mbi çështjet e tronditjes trupore dhe ngacmimit dhe për të rritur ndërgjegjësimin publik, për të rritur vetëvlerësimin dhe dashurinë për veten. Ajo ka shprehur edhe dëshirën e madhe që në një të ardhme të bëhet nënë dhe ka një mesazh për të gjithë:

“Duajeni veten ashtu siç jeni”