Provuam metodën më “të çuditshme” për të luftuar ftohjen dhe funksionoka – AlpeGossip
Provuam metodën më “të çuditshme” për të luftuar ftohjen dhe funksionoka

Provuam metodën më “të çuditshme” për të luftuar ftohjen dhe funksionoka

Imagjinoje pak: Në një ditë të ftohtë janari, teksa jemi në punë, krejt papritur fillojmë të jemi shumë të përgjumur. Dhe kur vë re se ora po shkon pesë dhe duhet të ikësh në shtëpi, nisin të fillojnë simptomat e para të gripit dhe fyti të djeg, të shkojnë hundët, të pëllcet koka dhe e vetmja gjë që ëndërron është të mbërrish sa më parë në shtëpi.

Nuk e di për ju, por unë sapo vë re se jam viktimë e gripit, nis regjimin tim të supës së pulës dhe të them të drejtën, më lënë fuqitë shumë shpejt, ndaj shkoj e falem tek snapfood.

Filloj të konsumoj shumë ujë dhe marr disa vitamina! Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja është se lag çorapet përpara se të shtrihem në shtrat! Ok, do t’ju duket shumë e çuditshme, por ju betohem se është shpëtimi dhe armiku numër një i gripit.

Më besoni, gjithçka ju duhet janë një palë çorape leshi, pambuku dhe ujë. Pastaj, është trupi juaj që bën të gjithë magjinë!

Ju kujtohet kur nënat dhe gjyshet tona na vendosin lecka me uthull tek këmbët, kur temperatura na shkonte rreth 40 dhe si me magji shëroheshim! Epo, pak a shumë është e njëjta gjë!

Pak para se të shkoni në shtrat, mbani këmbët në ujë të nxehtë për disa minuta. Uji duhet të jetë aq i nxehtë, sa mund ta përballoni, pa djegur lëkurën.
Një palë çorape pambuku, shumë të holla lagini në ujë të ftohtë. Dhe menjëherë pas dushit të nxehtë, vishni çorapet e lagura në ujë të ftohtë!
Mbi çorapet e lagura, vishni një palë çorape të trasha, mundësisht të jenë çorape leshi!
Shtrihu në shtrat dhe mbulohu mirë! Fli tërë natën me çorapet në këmbë derisa të thahen çorapet e pambukut! Por kujdes, këmbët duhet të jenë të mbuluara gjithë natës.
Pini shumë ujë dhe qëndroni larg qumështit dhe sheqerit!
Pasi të të kalojë gripi si me magji, mos harro të më falenderosh!