DALIN FOTOT ME DJALIN/ Motra e Besit qenka bërë nënë dhe askush nuk e dinte (FOTO) – AlpeGossip
DALIN FOTOT ME DJALIN/ Motra e Besit qenka bërë nënë dhe askush nuk e dinte (FOTO)

DALIN FOTOT ME DJALIN/ Motra e Besit qenka bërë nënë dhe askush nuk e dinte (FOTO)

Pak muaj më parë, moderatorja e njohur Ana Kallaku e cila është dhe motra e aktorit të njohur të humorit Bes Kallaku, dha lajmin se është në pritje të fëmijës së dytë. Ajo publikoi një foto me barkun e rrumbullakosur duke treguar se mezi po priste të mbante foshnjën në krahë.

Ndërsa e ftuar në ‘Ftesë në 5’, Ana zbuloi se do të bëhej nënë e një djali dhe se kishte nisur përgatitjet për ardhjen e tij. Mirëpo, siç duket moderatorja e ka mbajtur të fshehtë lajmin e lindjes.

Ajo së fundmi ka publikuar disa foto në ‘Instastory’ ku shihet së bashku me bashkëshortin e saj dhe karrocën ku po qëndron i biri. ‘Dy djemtë e jetës’, ka shkruar Ana përmbi foto, ndërkohë që në një postim tjetër shihet se trupi i është rikthyer menjëherë në format e mëparshme.