“KUR KAM QENË 14 VJEÇ, ISHTE…”/ Alesia Bami rrëfen vështirësitë e famës dhe çfarë i tha i ati (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“KUR KAM QENË 14 VJEÇ, ISHTE…”/ Alesia Bami rrëfen vështirësitë e famës dhe çfarë i tha i ati (FOTO+VIDEO)

“KUR KAM QENË 14 VJEÇ, ISHTE…”/ Alesia Bami rrëfen vështirësitë e famës dhe çfarë i tha i ati (FOTO+VIDEO)

Alesia Bami ishte këtë të dielë në rubrikën “N’fermë”, në “E diell”, së bashku me Nevina Shtyllën. Gjatë një bisede me moderatoren, Alesia rrëfeu vështirësitë e famës.

Ajo tha se në fillimet e saj e kishte shumë të vështirë ta menaxhonte të gjithë vëmendjen e marrë nga njerëzit. Alesia rrëfeu se i ati e kishte ndihmuar shumë përgjatë kësaj periudhe.

“Kur kam qenë 14-vjeç, kur ishte boom-i i parë, ishte shumë e vështirë ta menaxhoja të gjithë vëmendjen e marrë nga njerëzit. Unë e përjetova keq. Isha mbyllur në shtëpi, nuk dilja për një javë të tërë dhe rrija e zverdhur tërë kohës, qaja dhe më bëri habi babi, që vjen, më shtrëngon dhe më thotë “Hejj, unë e di ça vajze kam, e di që ti nuk do gabosh kurrë, prandaj ndiq rrugën tënde dhe mos mendo për asgjë.” Realisht më ka surprizuar shumë dhe ishte një moment shumë prekës”, tha ajo.