“NDALU MOJ KOHË PËRGJITHMONË…”/ uk ka gjumë pa mami Klean, moderatorja ndan FOTON më të bukur të mbrëmjes me të voglin e saj – AlpeGossip
“NDALU MOJ KOHË PËRGJITHMONË…”/ uk ka gjumë pa mami Klean, moderatorja ndan FOTON më të bukur të mbrëmjes me të voglin e saj

“NDALU MOJ KOHË PËRGJITHMONË…”/ uk ka gjumë pa mami Klean, moderatorja ndan FOTON më të bukur të mbrëmjes me të voglin e saj

5 muaj pas lindjes së djalit të saj, Klea Huta u rikthye sërish në punë për të nisur një eksperiencë të re në ekran. Moderatorja e njohur u rikthye pas një mungese të gjatë në televizion, këtë herë për të moderuar spektaklin “Këngë Moj” në Vizion Plus. Sigurisht që ky projekt i merr shumë kohë dhe duhet që një pjesë të ditës ta kalojë larg të voglit të saj, Krid.

Mirëpo vogëlushi duket se nuk është mësuar ende me këtë gjë dhe pret derisa mami Klea të kthehet në shtëpi dhe të flejë gjumë i qetë. Moderatorja ka publikuar së fundmi në Instagram një nga fotot më të bukura me vogëlushin, i cili shihet i shtrirë në krahët e saj.

Klea ka treguar se Krid pret gjithmonë që ajo të kthehet nga puna dhe më pas fle gjumë.

Ndalu moj kohë përgjithmonë tani. Ja kush e pret mamin zgjuar se nuk flemë po nuk erdhi mami në shtëpi nga puna dhe na zë gjumi kështu”, ka shkruar Klea përkrah fotos.

Klea ka treguar se Krid i ka ndryshuar jetën në 360 gardë dhe se pavarësisht gjithë angazhimeve profesionale ajo përpiqet t’i qëndrojë afër. Madje shpesh moderatorja e ka marrë të voglin me vete në punë, që të mos qëndrojë për shumë kohë larg tij.