PAS LINDJES SË DJALIT/ Zbulohet arsyeja pse Meghan Markle u nda nga bashkëshorti i saj i parë – AlpeGossip
PAS LINDJES SË DJALIT/ Zbulohet arsyeja pse Meghan Markle u nda nga bashkëshorti i saj i parë

PAS LINDJES SË DJALIT/ Zbulohet arsyeja pse Meghan Markle u nda nga bashkëshorti i saj i parë

Lindja e vogëlushit të Meghan Markle, Archie Harrison ishte kryefjala e mediave për një kohë të gjatë.

Tani, duka dhe dukesha kanë një martesë të lumtur dhe gjithmonë shfaqen duke qeshur krah njëri-tjetrit, megjithatë një biograf i familjes mbretërore, Andrew Morton, ka zbuluar disa fakte rreth martesës së parë të Meghan, e cila rezultoi e dështuar. Martesa e tyre mori fund pas 2 vitesh dhe lajmi u dha në vitin 2013.

“Një nga miqtë e Meghan, tha se martesa e tyre mori fund aq keq, saqë ajo ia dërgoi unazat mbrapsht nëpërmjet një poste. Vendimi për ndarje erdhi nga ajo”, shkruan Morton në librin ‘Meghan, A Hollywood Princess’.

Gjatë martesës, karriera e Meghan po prekte majat me serialin ‘Suits’, ndërsa ajo e Travor nuk po shkonte dhe aq mirë, një tjetër arsye që ndikoi negativisht në lidhjen e saj. Duke qenë e zënë gjatë gjithë kohës, Meghan dhe Travor qëndronin larg njëri-tjetrit, megjithatë duket se gjërat me Princ Harry-n janë më ndryshe dhe martesa e tyre po shkon për mrekulli.