QË KUR U BË NËNË/ Jonida frymon vetëm për Emin dhe na shkriu zemrat me FOTON e adhurueshme të të voglës – AlpeGossip
QË KUR U BË NËNË/ Jonida frymon vetëm për Emin dhe na shkriu zemrat me FOTON e adhurueshme të të voglës

QË KUR U BË NËNË/ Jonida frymon vetëm për Emin dhe na shkriu zemrat me FOTON e adhurueshme të të voglës

Kanë kaluar vetëm disa ditë që kur moderatorja Jonida Vokshi u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe Besnik Krapi u bënë prindër të një vogëlusheje që e pagëzuan me emrin Emi.

Tashmë, ditët e Jonidës dhe partnerit janë të mbushura me dashuri e ëmbëlsi, teksa kryefjala në shtëpinë e tyre është bërë padyshim e vogla.

Moderatorja ndihet në qiellin e shtatë tashmë që është bërë nënë dhe e ka përshkruar si emocionin më të bukur ardhjen në jetë të vajzës së saj.

Siç tregon edhe vetë, tashmë Jonida frymon vetëm për të bijën dhe duket se s’ndahet nga ajo asnjë moment.

Madje, moderatorja rri duke e parë edhe kur Emi fle gjumë.

Në InstaStory, Jonida ndau disa minuta më parë foton më të adhurueshme të të bijës, e cila na i shkriu zemrat.

“Frymoj për ty”- shkruan moderatorja krahas postimit, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.

Ajo dhe Besniku ende nuk kanë vendosur të na tregojnë portretin e të voglës, ndërsa ne jemi kuriozë të dimë se cilit prej prindërve i ngjan më shumë.