“Miss Kosova 2013”, Mirjeta Shala është ndarë nga bashkëshorti. “Prive” raporton se Mirjeta dhe bashkëshorti i kanë dhënë fund martesës së tyre dhe kjo është reflektuar edhe në rrjete sociale.
Prej disa kohësh çifti nuk ka publikuar më foto bashkë.
Mirjeta dhe ish-bashkëshorti jetonin në Amerikë së bashku me djalin e tyre.
Pas ndarjes, Mirjeta është fokusuar tek djali dhe tek karriera duke realizuar sete fotografike për kompani të njohura.