BIHTER DREJT DIVORCIT/ Bashkëshorti i saj kërkon të shpëtojë martesën (FOTO) - AlpeGossip
BIHTER DREJT DIVORCIT/ Bashkëshorti i saj kërkon të shpëtojë martesën (FOTO)

BIHTER DREJT DIVORCIT/ Bashkëshorti i saj kërkon të shpëtojë martesën (FOTO)

Sipas raportimeve të fundit në mediat turke, aktorja e njohur Beren Saat ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj Kenan Dogulu. Nga lajmet që qarkullojnë bëhet me dije, se tashmë vendimi është drejt finalizimit megjithëse, bashkëshorti i aktores së njohur është përpjekur ta shpëtojë martesën.

Përpara tre ditësh, aktorja ka festuar ditëlindjen e saj të 35-të dhe me anë të një statusi të publikuar në ‘Instagram’ ngriti më shumë dyshimet se gjërat nuk po shkojnë mirë. Ajo nuk përmendte bashkëshortin mes rreshtave, po ashtu, festimet janë bërë pa praninë e njëri-tjetrit duke konfirmuar në një farë mënyrë zërat që qarkullojnë. Arsyet që çuan drejt këtij vendimi ende nuk dihen.

Beren Saat është e njohur për disa role në serialet më të famshme turke. Në vendin tonë ajo mbahet mend si Bihter në ‘Dashuri e Ndaluar’ dhe si Sulltanesha Kosem në serialin më të njëjtin emër.