ISHTE KOHA KUR E TALLNIN NË SHKOLLË/ Publikohet foto e vjetër e Ava Max (FOTO) – AlpeGossip
ISHTE KOHA KUR E TALLNIN NË SHKOLLË/ Publikohet foto e vjetër e Ava Max (FOTO)

ISHTE KOHA KUR E TALLNIN NË SHKOLLË/ Publikohet foto e vjetër e Ava Max (FOTO)

Këngëtarja e hitit “Sweet but psycho”, Ava Max, është kthyer në një ndër shqiptaret më të njohura në mbarë botën dhe po bën bujë historia e suksesit të saj, e cila ka nisur nga vështirësi të mëdha kur ishte fëmijë.

Edhe më herët, Ava ka treguar se në shkollë e tallnin pasi ajo ishte fëmijë emigrantësh shqiptarë dhe nuk mund të përshtatej me të tjerët. Megjithatë me kalimin e kohës, ajo mësoi t’a dojë dhe pranojë veten, duke arritur këtu ku është sot.

Në profilin e saj në Instagram, Ava ka publikuar një foto të vjetër kur ishte ende fëmijë dhe kujton kohën e vështirë në shkollë, kur askush nuk e pranonte

“Interneti është një vend qesharak. Çdokush dhe gjithçka duket perfekte. Ndërkohë që gjërat janë dukur të shkëlqyeshme në sipërfaqe, gjithmonë kam pasur vështirësi me veten time për t’u ndjerë e pranuar. Kur u rrita u përballa meankthin, më tallnin dhe më bënë të besoj se unë nuk përshtatesha me modelin që shoqëria priste të isha. Shumë më vonë fillova të ndihesha rehat me të qenurit vetvetja me dallimet që përpiqesha t’i fshihja për shumë gjatë. Vetëm kur munda të dashuroj vërtetë veten, isha e lirë. E lirë për të qenë sërish unë, për të qenë kreative dhe të mos e humbisja veten. Kjo është historia e “Kjo jam unë”. Shpresoj që t’ju duan dhe t’ju vlerësojnë për atë që jeni në të vërtetë. Vetëm kur je i gatshëm të dashurosh veten, do të zbulosh se e gjithë jeta jote do të ndryshojë.”- shkruan Ava krahas fotos ku ka pozuar në moshë të vogël.