U BË NËNË PËR HERË TË DYTË/ Elita publikon FOTON e veçantë të vajzës që po rritet dita ditës – AlpeGossip
U BË NËNË PËR HERË TË DYTË/ Elita publikon FOTON e veçantë të vajzës që po rritet dita ditës

U BË NËNË PËR HERË TË DYTË/ Elita publikon FOTON e veçantë të vajzës që po rritet dita ditës

Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë në fillim të muajit mars. Çifti u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën një emër shumë të veçantë, ashtu siç kishin paralajmëruar prej kohësh. Dyshja zgjodhën emrin Bota për vogëlushen e tyre dhe menjëherë pas lindjes i hapën një llogari në Instagram.

Madje, për të festuar 1 mujorin e Botës, mami Elita realizoi një video shumë të ëmbël që e ndau me ndjekësit në rrjete sociale. Elita shfaqej duke ushqyer me qumësht gjiri vogëlushen dhe duke e përkundur teksa e mban në krahë. Edhe pasi të kalojë koha, me siguri ky do të mbetet si një nga kujtimet më të veçanta si për Elitën po ashtu edhe për Botën.

“Bota ime 1 muaj”, ka shkruar moderatorja përkrah videos së ëmbël.

Ditët po kalojnë dhe e vogla po rritet kaq shpejt. Sot, moderatorja ndau një foto super të këndshme të Botës, e cila na u shfaq si një zonjushë e vogël, me fustan e kordele mbi kokë.

Elita ka treguar më herët se Botën e solli në jetë me operacion, duke qenë se dhe Zëri ka lindur në të njëjtën mënyrë.

“Sepse isha 40 javëshe dhe shkova për kontroll e kuptuam që Zëri kishte mbet komplet pa ujë. U shtrova menjëherë në spital për të provuar për shtatzëni normale, por nuk pata sukses.”, zbuloi ajo pas lindjes së vajzës.

Më herët Elita ka treguar se i kanë gjykuar shumë për emrin e vajzës, duke qenë se është shumë i rrallë, njësoj si ai i Zërit.